Tiranë, 5 prill 2014 – Çmimi i karburantit gjatë kësaj jave ka shënuar një rritje të lehtë krahasuar me një javë më parë, edhe pse muaji Janar nisi me një rritje të menjëhershme të çmimit të naftës e benzinës në vend.
Nga vëzhgimi i bërë në pikat e karburanteve në kryeqytet, vërehet se gjatë kësaj jave një litër naftë është tregtuar nga 185 deri në 197 lekë për litër, ndërsa një javë më parë është tregtuar me 185 deri në 194 lekë për litër. Ndërsa çmimi i benzinës ka ruajtur stabilitet krahasuar me javën e parë, kur është shitur me 187-197 lekë për litër.
Rritja që pësuan çmimet e karburanteve në dy javët e para të muajit janar nuk është për shkak të paketës së re fiskale të miratuar në dhjetor, pasi si rregull karburantet duhet të kenë rezerva 3-mujore dhe rritja e çmimeve nuk reflektohet direkt.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





