Gjermani, 5 prill 2014 – Java e 29, transferta me Augsburgun dhe Bajerni pëson humbjen e parë në këtë kampionat të Bundesligës. Goli i shënuar nga Molders në minutën e 31 të takimit i dha tri pikët Augsburgut dhe ndali hapin rekordmen të Bajernit të Pep Guardiolës, që kanë siguruar edhe matematikisht titullin kampion.
Ndërkohë, në takimet e tjera, Moenchengladbach fitoi në transfertë ndaj Nurenbergut 0-2 duke i rrëmbyer vendin e katërt Bayer Leverkusenit, që përkthehet me pjesëmarrje në Ligën e Kampioneve. Në ndeshjet e tjera, Schalke barazoi 1-1 me Verder Bremen, Frankfurti mposhti 2-0 Mainzin dhe po 2-0 Shtutgarti fitoi ndaj Freiburgut.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





