Itali, 5 prill 2014 – Një lëkundje sizmike me manjitudë 5 ballë të shkallës Rihter ka tronditur jugun e Italisë. Tërmeti i fuqishëm është regjistruar në orën 12.24 dhe është ndjerë në të gjithë pjesën jugore të gadishulit italia. Epiqendra e tërmetit ka qenë në një thellësi prej 65.7km në det në brigjet kalabreze.
Mediat italiane raportojnë se të shumta kanë qenë telefonat e bëra në numrin e emergjencës 115, por deri tani nuk raportohen dëme materiale të shkaktuara nga lëkundja e fortë sizmike,
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





