4 prill 2014 – Gjymtoi të fejuarin e saj, pasi ai anuloi martesën vetëm tre ditë para mbajtjes së ceremonisë, dënohet me 6 vite burg.
Myriam Priscilla Castro, një vajzë 34 vjeçare braziliane, pagoi disa persona që t’i prisnin organin gjenital të fejuarit të saj, Wendel Souza, pasi ai e braktisi vetëm pak ditë para ceremonisë martesore. Njëkohësisht ajo mendohet se pagoi që t’i digjnin shtëpinë dhe t’i shkatërronin makinën. Gruaja me profesion mjeke dhe që rrjedh nga një familje e pasur ka mohuar vazhdimisht akuzat që rëndojnë ndaj saj.
Por nga hetimet doli në pah se tre meshkuj ishin paguar nga Castro, që ta bënin të vuante ish të fejuarin. Edhe babai i 34 vjeçares akuzohet për bashkëpunim në krim.
Gruaja pasi pagoi personat që e bënë këtë akt, u arratis drejt Spanjës, ku kishte nisur punë si mjek familjeje, madje edhe ishte martuar në vitin 2012. Policia arriti ta prangoste vetëm para ca ditësh, në vilën e saj luksoze. Gjykata e pati dënuar kohë më parë me 6 vite burg në mungesë dhe tashmë pritet që Castro ta apelojë vendimin për t’i shpëtuar burgut.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





