Durrës, 4 prill 2014 – Një e mitur 14 vjeçare është larguar nga shtëpia e saj në drejtim të paditur duke alarmuar familjarët e saj. Këta të fundit kanë denoncuar në polici largimin e 14 vjeçares R.K., banuese në Durrës,  ndërkohë që efektivët e rendit kanë nisur punën për gjetjen e saj.

Një ditë më parë, një 16 vjeçare nga Durrësi ishte larguar nga shtëpia dhe në këtë rast ishte babai i saj që denoncoi largimin e adoleshentes.

Ndërkohë në muajin mars një 15 vjeçare, nga rrethinat e Durrësit, u larguar me dëshirë nga shtëpia së bashku me një bashkëfshatarin e saj 27 vjeçar. Pak ditë më vonë, adoleshentja denoncoi në polici faktin se ishte përdhunuar nga bashkëfshatari i saj gjatë ditëve të qëndrimit në Tiranë.

Policia pragosi 27 vjeçarin dhe ka nisur hetimet nëse deklarimi i 15 vjeçares është i vërtetë apo është i rremë për t’iu ruajtur reagimit të familjarëve të saj në momentin e kthimit në shtëpi.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/