Itali, 4 prill 2014 – Astrit Qejvani, një 48 vjeçar nga Vlora, që jetonte prej vitesh në Itali është aksidentuar për vdekje në autostradën “Serenissima” afër Venecias. Makina e tij Volksvagen Polo u përplas me një trajler me targa sllovene. Astriti gjeti vdekjen e menjëhershme nga përplasja e fortë me kamionin.

Policia italiane ka saktësuar se Astriti po largohej me shpejtësi, sepse kishte kryer një vrasje pak orë më parë. Ai sapo kishte vrarë një moldave 48 vjeçe, që punonte kujdestare të moshuarish, në qytezën e Finale Emiljas në provincën e Modenës. Moldavja ishte e dashura e Astritit dhe ai e kishte vrarë duke e qëlluar me çekiç.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/