Durrës, 3 prill 2014 – Dy të rinj të dyshuar për shitje droge në qytetin bregdetar u arrestuan ditën e djeshme nga policia. Dorjan Beshi, 27 vjeç, banues ne fshatin Draç, u kap në një lokal në Maminas, me 3,5 gramë lëndë narkotike të llojit kanabis sativa. Kurse Flamur Taka, 28 vjeç, banues në fshatin Manëz, u arrestua po në Maminas duke lëvizur me 2,5 gramë hashash në xhepa që dyshohet se e shiste. Të dyshuarit mohuan akuzën dhe thanë se janë përdorues të drogave të lehta. Policia ngriti akuzën e shitjes së narkotikëve.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





