Tiranë, 3 prill 2014 – Pas 11 orë debatesh, Parlamenti ka miratuar me 76 vota pro marrëveshjen e qeverisë me Fondin Monetar ndërkombëtar, e cila parashikon lëvrimin e një kredie të butë prej 331 milionë eurosh. Deputetët e mazhorancës, me shumicë votash, hodhën poshtë amendamentet e paraqitura nga opozita lidhur me këtë marrëveshje. 

Sipas opozitës kjo marrëveshje do të kërkojë rritje të reja taksash dhe do të rëndojë mbi qytetarët. Ndërsa përfaqësues të qeverisë argumentuan se pakti me FMN-në do të sjellë një çlirim të ekonomisë dhe gjallërim të klimës së biznesit. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/