Lushnje, 3 prill 2014 – Një 15 vjeçar ka mbetur i plagosur, në Lushnje pasi u godit me sëpatë nga djali i xhaxhait të tij, pas një konflikti pronësie të ullishteve.
 
Si pasojë e sulmit ka mbetur i plagosur shtetasi me inicialet E.S, 15 vjeç, i cili është dërguar menjëherë drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.
 
Ndërkaq policia ka shpallur në kërkim djalin e xhaxhait të 15 vjeçarit i larguar nga vendi i ngjarjes. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/