Itali, 3 prill 2014 – Një mosmarrëveshje ekonomike ka qenë shkaku i vrasjes së dyfishtë që kreu një biznesmen italian mëngjesin e sotëm. 82 vjeçari, Domenico Magri, ka vrarë ortakun e tij Carmelo Orifici, 69 vjeç dhe më pas gruan e tij Maria Artale, 82 vjeçe. Pas vrasjes së dyfishtë i moshuari ka vrarë dhe veten. Prej kohësh, Magri kërkonte të blente aksionet e Orificit në kompaninë e ndërtimit që zotëronin të dy. Por mos rënia dakord për çmimin e shitjes kishte acaruar marrëdhëniet mes të dyve.

82 vjeçari kishte lënë një takim sot me ortakun e tij, në zyrat që kishin në kantier. Pikërisht aty ai ka vrarë ortakun, më pas është drejtuar në shtëpi, ku ka qëlluar ndaj gruas së tij që ishte e paralizuar prej vitesh dhe në fund ka vrarë dhe veten. Karabinierët që shkuan në shtëpinë e Magrit për ta arrestuar u përballën me dy trupat e larë në gjak.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/