Tiranë, 3 prill 2014 – Një 19-vjeçar i akuzuar për vrasje është vënë në pranga nga policia e kryeqytetit ditën e sotme.

19-vjeçari Klodjan Morina akuzohet se ka vrarë faturinon Juljan Çuni, 17-vjeç në vitin 2012. Gjykata ka vendosur masën arrest me burg për Morinën.

Në njoftimin për shtyp të policisë thuhet se “rreth orës 02.00 u bë arrestimi i shtetasit në kërkim Klodjan Sulejman Morina, 19 vjeç, banues në Durrës, sepse “Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka vendosur caktimin si masë sigurimi “Arrestit me burg”, për veprat penale të “Vrasjes me dashje”. Ky shtetas është shpallur në kërkim, pasi dyshohet të jetë autor i vrasjes së shtetasit Juljan Çuni, ngjarje e ndodhur më datë 25.11.2012 në rrugën e Durrësit, Tiranë.”. 

Në vrasjen e të riut u përfshinë katër anëtarë të së njëjtës familje. Pas një konflikti me faturinon e furgonit të linjës Tiranë-Durrës për çmimin e biletës, 17 vjeçari Çuni mbeti i vrarë me thikë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/