Tiranë, 2 prill 2014 – Pasditen e sotme, dy të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe si pasojë ka ngelur i plagosur njëri prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur pranë “Inxhinierisë së Ndërtimit”, ku sherri mes dy të rinjve ka ardhur në rritje e më pas ka degjeneruar në plagosje me thikë.

Për këtë shkak, ka ngelur i plagosur E. Maçellari. 24 vjeçari është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në kryeqytet për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Ndërkohë, mësohet se mbërritja e policisë në vendin e ngjarjes ka qenë e menjëhershme. Autoritet lokale kanë arrestuar një person të dyshuar si autor të plagosjes, ato po vijojnë hetimet për të dhënë detaje të tjera, për zbardhjen e ngjarjes.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/