Meksikë, 1 prill 2014 – Ato që tashmë janë kthyer në një mani të vërtetë nga të gjithë, fotot Selfie, mund të kthehen edhe në vrastare. të paktën kështu ka ndodhur për një adoleshente vetë 16 vjeçe, që gaboi duke publikuar fotot e "ndaluara". Ngjarja e rëndë është regjistruar në Meksikë, ku një 16 vjeçare ka humbur plotësisht arsyen, pasi ka parë në Facebook disa foto që sipas saj nuk duhet të publikoheshin. 16 vjeçarja Erandy Elizabeth Gutierrez e ka shkarkuar gjithë inatin e saj ndaj mikes së zemrës, Anel Baez. Të dyja bashkëmoshataret njiheshin prej një kohe të gjatë dhe ishin mikesha të ngushta. Anel kishte publikuar këto ditë në Facebook disa foto ku shfaqeshin të dyja nudo. Ky veprim ka irrituar në maksimum Erandy-n. Ajo ka shkuar në shtëpinë e mikes së saj dhe sapo ka hyrë brenda e ka goditur plot 65 herë me thikë, duke e lënë të vdekur në vend. Më pas është larguar, ndërkohë që policia është vënë në ndjekje të 16 vjeçares.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah’/





