Gjermani, 1 prill 2014 – Një shqiptar nga Kosova ka marrë peng sot për disa minuta një avion të kompanisë Lufthansa, që ishte nisur nga Mynihu për në kryeqytetin hungarez, Budapest. Aeroplani është kthyer sërish në aeroportin e Mynihut, vetëm pas 15 minutash fluturim.  Shqiptari nga Kosova, 28 vjeç, ka marrë peng një stjuardesë dhe nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë (brisk), ka bërë thirrje që Airbus A 320 të kthehej sërish në Mynih. Pas 8 minutash, piloti ka raportuar se në avion kishte një kërcënim serioz dhe në mënyrë të pavarur ka marrë vendim për t’u kthyer sërish.

Në bord ndodheshin 76 pasagjerë.  Mësohet se shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur, nuk e ka pranuar deportimin e tij nga Gjermania. Ai do të dërgohej në Hunagri, pasi prej andej kishte hyrë në territorin gjerman. Pas uljes, pasagjerët dhe ekuipazhi është larguar menjëherë nga aeroplani, ndërsa policia arrestoi autorin, i cili nuk ka bërë rezistencë. Autoritetet thonë se tre stjuardesa po marrin trajtim mjekësor.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah’/