· Kështu një nga gratë më të fuqishme të botës e bën të famshëm kryeministrin shqiptar, për shkak se, pas takimit, Kancelarja bëri deklaratë gjeopolitike, që qarkulloi në të gjitha mediet botërore.
DURRËS, 1 prill 2014 – Një nga gratë më të fuqishme të botës e bën të famshëm kryeministrin shqiptar, për shkak se, pas takimit Rama-Merkel, kjo e fundit bëri deklaratë gjeopolitike, që qarkulloi në të gjitha mediet botërore.
Kështu, kreut të qeverisë të Tiranës i ra shorti të bëhej dëshmitar i bisedave Merkel-Putin, deklaratave të NATO-s etj., duke tërhequr kështu vëmendjen ndërkombëtare për një vizitë rutinë në Berlin.
Agjencitë e lajmeve njoftojnë se kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se “nuk ka asnjë arsye të dyshoj për tërheqjen e trupave rusë nga kufijtë e Ukrainës”.
“Sigurisht që do të marr më shumë informacion. Megjithatë, një tërheqje e pjesshme nuk është e mjaftueshme po të kihet parasysh se përqendrimi i trupave rusë është ende shumë i lartë”, tha Merkeli gjatë një konference shtypi pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Kancelarja gjermane Angela Merkel thotë se “nuk ka arsye për të dyshuar” dhe se do të vazhdojë një tërheqje e pjesshme të trupave rusë në kufirin me Ukrainën, sikurse i kishte transmetuar asaj presidenti Vladimir Putin.
“Unë mund të konfirmoj vetëm atë që më ka thënë presidenti rus”, u deklaroi Merkel-i gazetarëve të martën, më 1 prill 2014, duke iu përgjigjur një pyetjeje, pasi shefi i NATO-s kishte thënë se ai nuk kishte asnjë konfirmim për lëvizjen.
“Unë do të marr më shumë informacion mbi çka kjo është e dukshme apo jo”, tha ajo, por shtoi se tërheqja “sigurisht” nuk ishte hapi i fundit i nevojshëm për shkak se përqendrimi i trupave në kufirin ukrainas ishte “shumë i lartë”.
“Megjithatë unë, sot, nuk kam arsye të dyshoj se kjo do të ndodhë”, tha ajo në një konferencë të përbashkët shtypi me Kryeministrin shqiptar ministrin Edi Rama, që kishte ardhur në Berlin për një vizitë zyrtare.
Zyra e Merkelit tha të hënën se Putini e kishte informuar kancelaren gjatë një bisede telefonike se kishte urdhëruar tërheqje të pjesshme të trupave nga një rajon në kufi me Ukrainën.
Gjithashtu të hënën, ministria e mbrojtjes e Rusisë tha se u tërheq një batalion nga një rajon në kufi me Ukrainën.
Ukraina gjithashtu raportoi trupat ruse po largoheshin nga zonën ku nisi përleshja.
Megjithatë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen më herët të martën tha se nuk mund të konfirmonte nëse trupat ruse ishin tërhequr nga kufiri ukrainas.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





