Kryetari  i  Kuvendit  z.Ilir  Meta  u  prit  sot  në  Kopenhagen  nga  Kryetari  i  Parlamentit  të Danimarkës  z.Mogens  Lykketoft  dhe  Presidiumi  i  Parlamentit. Gjatë  takimit  Kryetari  i  Parlamentit  të  Danimarkës  z.  Mogens  Lykketoft,  pasi  i  uroi  mirëseardhjen  z.  Meta  dhe  delegacionit  shqiptar  në  Kopenhagen,  shprehu  miqësinë dhe mbështetjen e Danimarkës  për  procesin  e  zhvillimit  social, ekonomik  dhe  për  integrimin  evropian  të  Shqipërisë. Z. Lykketoft  shprehu  bindjen  se  avancimi  i  axhendës  evropiane  të  Shqipërisë do t'a  inkurajojë  dhe  përshpejtojë  procesin  e  reformave  dhe  progresit  në Shqipëri  dhe në rajon. 

Kryetari  i  Kuvendit  z.Ilir  Meta  shprehu  mirënjohjen  për  mbështetjen  në  vite  të  Danimarkës  jo  vetëm  për  perspektivën  evropiane  të  Shqipërisë, por edhe për  projektet  daneze  në  vend  dhe  për  asistencën  e  veçantë që  Danimarka i ka dhënë që në fillim  Avokatit  të  Popullit. Z. Meta  dhe  z.  Lykketoft  ndan    bindjen  e  përbashkët  se  marrëdhëniet ndërparlamentare mes Shqipërisë dhe Danimarkës  do  të  hyjnë  në  një  fazë  me dinamikë të shkëmbimeve  reciproke.  Në  këtë  kuadër,  z.  Meta  shprehu  kënaqësinë  për  krijimin  e  Grupit  të  Miqësisë  Shqipëri-Danimarkë  në  Kuvendin  e  Shqipërisë,  i  cili  do  të  drejtohet  nga  deputetja  znj.  Olta  Xhaçka. 

Z.  Meta  e  njohu  homologun  danez  mbi  axhendën  ambicioze  të  reformave  që  janë  ndërmarrë  në  Shqipëri  në  funksion  të  forcimit  të  institucioneve  dhe  rimëkëmbjes  ekonomike  të    vendit    dhe  theksoi  se  investitorët  danez  janë  të  mirëpritur  në  Shqipëri  kryesisht  në  fushat  e  energjisë,  agro-përpunimit,  bujqësisë  dhe  turizmit.  

Dy  homologët  biseduan  gjithashtu  edhe  mbi  zhvillimet  ne  rajon  ku  u  vlerësua  roli  konstruktiv  i  Shqipërisë  dhe  u  theksua  rëndësia  e  perspektivës  evropiane  të  të  gjithëve  vendeve  të  rajonit  të  Ballkanit  në  interes  të  stabilitetit  dhe  zhvillimit  ekonomik.  Z.  Meta  në  këtë  drejtim  bëri  një  vlerësim  të  veçantë  për  kontributin  pozitiv  që  Danimarka  ka  dhënë  në  rajon  dhe  në    mënyrë  të  veçantë  në    Kosovë. 

Në  përfundim,  Kryetari  i  Kuvendit  Meta  vuri  në  dukje  se  pavarësisht  vendimit  në  dhjetor,  Qeveria  shqiptare  është  e  vendosur  në  avancimin  e  reformave  qe  kërkon  vendi  dhe  Kuvendi  po  adreson  të    gjitha  prioritetet  e  Komisionit  Evropian. Gjatë  qëndrimit  në    Kopenhagen  Delegacioni  Parlamentar  shqiptar  kryesuar  nga  Kryetari  i  Kuvendit  z.  Ilir  Meta  u  përshëndet  zyrtarisht  nga  deputetët  danez  gjatë  seancës    plenare  në    Parlamentin  e  Danimarkës.

Meta  shoqërohej  nga  një  delegacion  parlamentar  i  përbërë  nga  z.  Gramoz  Ruci,  z.  Shpëtim  Idrizi,  z.Agron  Duka,  znj.Olta  Xhaçka,  z.  Musa  Ulqini,  Ambasadori  i  Shqipërisë  në Danimarke  z.Arben  Cici.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/