Itali, 1 prill 2014 – Emarket Dragoti, shqiptari vetëm 19 vjeç ndërroi jetë paraditen e së hënës në një spital në Mestre, Itali. Pesë ditë më parë djaloshi shqiptar ndërsa ngiste motorçikletën tip Skuter u aksidentua rëndë nga një automjet tip Ëolksvagen. Për 5 ditë me rradhë ai ishte mes jetës dhe vdekjes, derisa mbylli sytë të hënën. Vdekja e Markos siç e njihnin miqtë e tij italianë ishte jo vetëm një goditje e rëndë për familjarët e tij, por edhe një humbje për miqtë e tij në vendin adoptiv të Markos, në Itali.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





