1 prill 2014 – Studiuesit kanë arritur që të masin orare të caktuara, kur ushqimi që konsumohet është edhe më i shëndetshëm për njeriun. Sipas studimit, ora më e mirë për të ngrënë mëngjes është ora 7.00. Dreka duhet të hahet nga ora 12.30 deri në 13.00. Ndërsa darka duhet të hahet jo më vonë se 18:30 minuta.
Orari i kësaj mënyre të të ushqyerit është caktuar nga një hulumtim i ri nga kompania “ Forza Supplements” e cila ka intervistuar 1,000m njerëz që mbajnë dietë duke i pyetur se kur është koha e përshtatshme për të ngrënë ushqim nëse duan të dobësohen.
Sipas studiuesve, rëndësi të veçantë kanë edhe ushqimet që konsumojmë dhe sasia, të cilat duhet të jenë jo tepër të bollshme në rast se dëshirojmë të mbajmë dietë për trupin tonë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





