E martë, 1 prill 2014– Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA  ka si argument kryesor  “Energjia dhe pensionet, kusht i paktit me FMN”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Prokuroria nis hetimet për vrasje, Kume me 15 plagë vdekjeprurëse

–   Klosi: Ndërhyrjet e kishës greke më problem se islamikët, Majko s’e kuptoi UÇK-në

 

GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor  “Grekët 15 plagë shqiptarit, Prokuroria nis hetimin për vrasjen e Ilia Karelit”

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–   PS-LSI, pikat e forta dhe të dobëta të koalicionit

–   Ervin Mete: Ligji i ri, bankat do të fshijnë kreditë e këqija

 

GAZETA SHQIPTARJA.COM  hapet me shkrimin  “Institucionet. Festa e NATO-s ndan shqiptarët”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Edi Rama në Gjermani, sot takon Merkelin. Meta në Danimarkë

–   Grekët pranojnë: I burgosuri Kume i dhunuar dy herë

–   Hyn në fuqi vendimi: ja lista e barnave me rimbursim

 

GAZETA SHQIP hapet me shkrimin  “Më morët jetën për një vjedhje, Prokuroria e Fierit nis hetimet për vrasje në Greqi. Letra që i burgosuri shqiptar i la në dorë gardianit grek që vrau”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   NATO ndan shtetin, Qeveria dhe Presidenti me dy ceremoni

–   Bllokohet ndërtimi i varrezave murale në Tufinë, për zhvendosjen e eshtrave duhet miratimi i familjeve

 

GAZETA MAPO  çelet me shkrimin  “15 plagë në trupin e Kumes. Tmerret e dhomës së torturës. Autopsia në trupin e 42-vjeçarit zbulon torturat çnjerëzore në burgjet greke. Kudret Kume ka thyerje kafke dhe çarje të kafazit të kraharorit, por edhe djegie duarsh e thonj të hequr”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Plumba biznesmenit te “4 rrugët e Shijakut”

–   Basha: Qeveria Rama-Meta ka ngelur në klasë

–   Debati për AMA, Endira Bushati drejt shkarkimit

 

GAZETA DITA  hapet me shkrimin  “Një bisedë serioze në 1 Prillin e gënjeshtrave”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Pensionet, “viktima” gratë dhe deputetët? Cili ëhstë pragu që nuk e prek rritja e moshës

–   Nga sot hyn në fuqi çmimi i ri i barnave

 

GAZETA KOHA JONË  hapet me shkrimin  “Të punosh me Edin? Është shumë bukur. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, flet për universitetet private, për arsimin publik dhe Kryeministrin”

Në faqet e brendshme do të lexoni:

–   Berisha: Rama u nis për tek fototeka “Marubi”, por zbulon Plavë e Guci!

–   Festa e NATO-s, pa Komandantin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura!

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/