31 mars 2014 – Shqipëria nuk do të ketë më shërbime monopol të transportit ajror, ku qytetarët përballen me çmime të kripura për shkak të taksave të larta.
Siguria është dhënë nga ministri i Transporteve i cili ka paralajmëruar ndërtimin e një aeroporti të dytë në vend, atë të Sarandës. Ndërkaq, megjithëse aeroporti “Nënë Tereza” në kryeqytet aplikon taksa të larta, sërish ka kompani fluturimesh që janë të interesuara të operojnë në tregun shqiptar.
Autoriteti lançoi nisjen e projektit të binjakëzimit "Forcimi Autoritetit te Aviacionit Civil Shqiptar” i organizuar nga ky institucion, Konsorciumi i Drejtorisë se Përgjithshme të Aviacionit Civil Francez dhe Qendra Rajonale Rumune për Ekselence në Aviacionin Civil.





