Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar për herë të parë pas ditës së zgjedhjeve, ku fituese doli Partia Socialiste. Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shprehet se beteja sapo ka nisur dhe opozita ka për detyrë të mbrojë vullnetin e sovranit.

“Zgjedhjet vazhdojne dhe opozita ka detyre te mbroje vullnetin e sovranit deri ne rinumerimin e votes se fundit. Cdo kerkese per doreheqje apo analize e nxituar ndihmon Satrapin e zgjedhjeve te fshehe krimet zgjedhore dhe legjitimoje manipulimet e bera. Ndaj detyra e tere opozitareve te perqendrohemi te rinumerimi dhe transpareca e cdo vote. Ndryshe kushdo qe ben lojen e Satrapit te zgjedhjeve te lira dhe eshte i shitur te ai”,- shkruan Vasili.

Zgjedhjet vazhdojne dhe opozita ka detyre te mbroje vullnetin e sovranit deri ne rinumerimin e votes se fundit. Cdo…

Posted by Petrit Vasili on Saturday, May 1, 2021