Itali, 19 mars 2014 – Marco Bocci dhe Raoul Bova janë dy seks simbol dhe dy aktorët më të mirë në Itali. Ata i kemi parë shpesh në filma të angazhuar me skena dashurie me femra. Por, në filmin e tyre të fundit, “Scusate se esisto” i shohim të “angazhuar” me njëri tjetrin në puthje plot pasion, përqafime dhe skena të nxehta. 
Filmi, i cili do të shokojë disi fansat e dy yjeve italianë do të dalë në kinematë vitin e ardhshëm. Filmi është një komedi klasike, që flet për jetën e dy protagonistëve, të cilët janë të detyruar të gënjejnë për identitetin e tyre për të arritur sukses dhe dashuri. Këto janë disa nga skenat dhe momentet e filmit të cilat janë publikuar në revistën italiane “Chi”. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/