DURRËS, 18 mars 2014 – Këshilli bashkiak, në mbledhjen e tij të datës 18 mars 2014 (foto, mirësjellje: Nebi Vlashi), miratoi njëzëri ndihmën ekonomike të muajit shkurt 2014 dhe pagesën e paaftësisë për muajin mars 2014.
Sipas Meme Xhaferajt, drejtore e shërbimit social në bashki, në qytetin e Durrësit përfitojnë ndihmë ekonomike 399 familje me një fond 1 423 100 lekë.
Ndihmë të plotë përfitojnë 391 familje me fond prej 1.400 500 lekë dhe me ndihmë të pjesshme 8 familje me fond prej 22 600 lekë; fondi që jepet është 100 për qind e masës së ndihmës ekonomike.
Nga bashkia përfitojnë ndihmë ekonomike 134 familje me fond 505 550 lekë.
Janë 2 056 invalidë të përgjithshëm me fond 20 102 400 lekë dhe 210 kujdestarë të tyre me fond 1 920750 lekë; 539 të verbër të tyre me fond 6 764 200 lekë dhe 139 kujdestarë të tyre me fond 1 509 600 lekë; 326 paraplegjikë me fond 8 674 750 lekë dhe 324 kujdestarë të tyre me fond 3 259 500 lekë; gjithsej 42 231 200 lekë.
Po ashtu janë 3 792 invalidë pune me fond 11 133 700 lekë.
Totali i fondit për pagesën e paaftësisë dhe invalidëve të punës është 53 364 900 lekë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





