Itali, 19 mars 2014 – Karabinierët italianë, pas një informacioni të marrë në rrugë operative, ndaluan për kontroll një furgon me targa italiane, jo larg Romës. Në timon gjendej një shqiptar 31 vjeçar, i papunë, të dhënat personale të të cilit po verifikohen, sepse dyshohet se ka përdorur dokumenta false.

Në furgon u gjetën 360 kg kanabis të ambalazhuar në 17 pako të mëdha. Besohet se kanabisi është prodhim shqiptar, i mbërritur në Itali nga deti në zonën e Leçes. Karabinierët arrestuan menjëherë shqiptarin dhe e dërguan në burgun e Rexhina Koelit (Regina Coeli).

/gje.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/