Itali, 18 mars 2014– Identifikohet nga policia italiane autori i vrasjes së 26 vjeçarit shqiptar, Nimet Ziberi. Vrasësi është një tjetër shqiptar, rezident po në Misano (provinca ku u konsumua krimi e ku jetonin të dy shqiptarët). Policia italaine bën të ditur se është vënë në ndjekje të tij, por ende nuk ka arritur ta kapë. Megjithëse nuk bën publik emrin e shqiptarit vrasës, ai rezulton të jetë i martuar me dy fëmijë dhe punon si shofer kamioni. Motivi i vrasjes duket se ka qenë një grindje familjare e konsumuar në një lokal pak muaj më parë. dëshmia e dhënë nga gruaja e viktimës dhe pamjet filmike në supermarket kanë ndihmuar karabinierët të identifikojnë autorin e krimit.

Ditën e hënë, 26 vjeçari Nimet Ziberi u ekzekutua me 7 plumba pistolete në parkingun e një supermarketi, në një provincë të Riminit, para syve të gruas shtatzënë dhe 2 fëmijëve të mitur.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/