SHBA, 18 mars 2014 – Gjyshe Betty është 80 vjeçe, por nuk ka aspak ndërmend ta lërë veten të plaket. Tashmë kur në modë janë fotografitë Selfie (të bëra vetë), gjyshja nuk nguron të shkrepë foto dhe t’i publikojë ato në Instagram. Ajo është bërë e famshme jo vetëm në SHBA, por në mbarë botën. Betty ka më shumë se 160 mijë ndjekës në Instagram. Suksesi i saj në botë ka ardhur nga selfie-t ironike dhe videot e postuara nga nipi i saj, Zach Belden. Ka qenë pikërisht, ai, që i ka hapur një vit më parë faqen në Instagram, me profilin GrandmaBetty33. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/