Tiranë, 17 mars 2014 – Një sherr mes dy adoleshentëve është bërë shkak për plagosjen me thikë të një 15 vjeçari. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën e “Barrikadave”, në Tiranë. Sipas policisë, i plagosuri me thikë është Gazmir R. 15 vjeç i cili është transportuar në spital për mjekim.

Ndërsa autori, një bashkëmoshatar i tij është identifikuar dhe është duke u punuar për ndalimin e tij.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/