Fushë –Krujë, 17 mars 2014 – Një sasi e vogël eksplozivi është vendosur mbrëmjen e sotme në Bashkinë e Fushë-Krujës. Sipas policisë, lënda eksplozive është hedhur brenda rrethimit të godinës së pushtetit lokal nga disa persona që ndodheshin në një makinë, të cilët janë larguar më pas me shpejtësi nga vendngjarja. Shpërthimi është regjistruar rreth orës 19:37. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, por janë thyer xhamat e dritareve të godinës së bashkisë. Banorët e zonës kanë deklaruar se kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm. 

Policia është nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.Ky është i treti sulm me eksploziv në qytetin e Fushë – Krujës, i ndërmarrë ndaj institucioneve publike. Në dy raste të mëparshme objektiv i sulmit u bë komisariati i policisë së qytetit, por fatmirësisht sulmet shkaktuan vetëm dëme materiale e jo lëndime në njerëz.  

/agjencia e lajmeve Dyrrah”/