DURRËS, 17 mars 2014 – Këshilli i Qarkut të Durrësit miratoi në mbledhjen e 17 marsit 2013 dhënien e titullit “Dëshmor i Atdheut” policëve të rënë në detyrë, Artan Gjyzeli dhe Fuat Hoxha.
Sipas relacioneve, Artan Xhemal Gjyzeli ka lindur në Katundin e Ri të Durrësit, në datën 21 korrik 1969; ka shërbyer në strukturat e Ministrisë së Brendshme (komandant poste rendi, komandant i repartit të rendit në komisariatin e Peqinit) në periudhën 6 tetor 1994-4 dhjetor 1997, datë në të cilën u nda nga jeta para kohe.
Fuat Hysni Hoxha, lindur në fshatin Kreshpan të Fierit, ka punuar si efektiv i policisë së qarkut Lezhë; më 30 qershor 2003 ka gjetur vdekjen në autostradën Lezhë-Fushë Krujë gjatë kryerjes së detyrës; ka qenë i martuar dhe ka pasur dy fëmijë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





