Tiranë, 17 mars 2014 – Gjykata Administrative ka rrëzuar vendimin e INUK-ut, të marrë një javë, për pezullimin e punimeve të Bulevardit të Ri të Tiranës që nis nga Stacioni i Trenit në drejtim të Paskuqanit. Vendimi i marrë i hap rrugë vazhdimit të punimeve.
Rreth një javë më parë, Inspektorati Kombëtar i Ndërtimit dhe Urbanistikës dorëzoi në Bashkinë e Tiranës një shkresë ku deklarohej se punimet e e Bulevardit të Ri pezulloheshin pas ankesave të banorëve me shpronësimet.
Këtë veprim Bashkia e Tiranës e quajti të paprecedent, ndërsa INUK e argumentoi vendimin me ankesat e shumta të banorëve të cilëve u prishen banesat.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





