17 mars 2014 – Meshkujt do të donin të kalonin 4 orë duke bërë dashuri dhe 3 orë duke punuar për ta konsideruar si ideale një ditë të tyren.
Ky është rezultati i një sondazhi të realizuar në Britaninë e Madhe dhe të publikuar nga ‘Daily Mail’.
Më saktësisht, meshkujt do e ndanin kështu ditën e tyre nëse do të kishin mundësi: 4 orë e 19 minuta dashuri, 3 orë e 36 minuta punë, 3 orë e 22 minuta për miqtë, 2 orë e 38 minuta për të ngrënë e për të pirë. Ndërkohë pjesa e mbetur kalohet në gjumë.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





