E hënë, 17 mars 2014– Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor “Pas amnistisë, kazinotë dhe ndërtimet pa leje, pushohen 1600 dosje”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Meksi: Kërkova që fajdet të mbylleshin, por Guvernatori merrte urdhër nga Presidenti
– Rama në Vlorë: Punonjësve të administratës do tu mbahet nga paga fatura e CEZ
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor Dëshmia, e mitura akuzon biznesmenin. 16 vjeçarja rrëfen trafikun nga Delvina”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– Shkodër, vrau vjehrrin e motrës, i biri e keqtrajtonte në SHBA
– Parkimi i gabuar, rreth 30 deputetë të gjobitur
– Tiranë, zbulohet trafiku i armëve me Kosovën
GAZETA SHQIP hapet me shkrimin “Politikanët mbrojtën veten me antimafia. Ligj që u miratua pak ditë më parë përjashton deputetët, ministrat dhe gjyqtarët e lartë nga hetimet”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Borxhlinjve do t’iu bllokohen llogaritë bankare
– Marrëveshje zgjedhore, PS ende asnjë post për aleatët e vegjël
– Durrës, vrasja pas prishjes së martesës, arrestohet nusja
GAZETA SHQIPTARE hapet me shkrimin “BE s’na paragjykon si një vend mysliman. Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha sapo është kthyer nga një vizitë në Gjermani”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Shkëlqim Hysenllari: Kam frikë se im bir lufton në Siri. S’na jep detaje
– Edi Rama u shkul veshin drejtorëve: Pres më shumë
GAZETA MAPO çelet me shkrimin “Kreu i Myslimanëve: Projekti për të vënë nën kontroll xhamitë ilegale”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Kriza maxhorancë- President, drejt rrëzimit gjykatësi i fundit i Nishanit
– Borxhet e energjisë, qeveria bllokon llogaritë bankare të debitorëve
GAZETA DITA hapet me shkrimin “Drutë e lagura të Lulzim Bashës”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Paralajmërimi i kryeministrit: për borxhet ndaj CEZ do ndërhyjmë deri në kontot bankare
– Auditi i KLSH-së: Në vitin 2013 në Radio Televizionin Publik u investuan… 0 lekë
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





