16 mars 2014– Karabinierët e zonës së Kazertës (afër Napolit) arrestuan Florian Sallajn, 30 vjeç, lindur në Kllobçisht të Dibrës, sepse ishte dënuar me 4 vjet burg për grabitje me dhunë dhe armëmbajtje pa leje. Në vitin 2010, një operacion i karabinierisë i koduar “Crazy horse 2” çoi në neutralizimin e një bande italo-shqiptare, ku krahas Florian Sallajt bënin pjesë edhe Blerim Qoku lindur në fshatin Klloçisht të Dibrës në 1976 si edhe 3 italianë.
Banda krahas vjedhjes së banesave dhe veturave, ishte përfshirë dhe në shkëmbime zjarri me pasojë vdekjen. Në dy episode të përgjakshme ishte vrarë Rrahman Sula lindur në zonën e Dibrës (Shqipëri) në 1987 dhe ishte plagosur një kushëri i tij. Vrasja ishte kryer nga një bandë kundërshtare shqiptare e kryesuar nga Altin Tranaj lindur në Pukë në 1989.
Pas arrestit Florian Sallaj u dërgua në burgun lokal të Santa Maria Kapua Veteres.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





