16 Mars 2014 – Sezoni i Formulës 1 ka nisur me shumë surpriza. Në garën e parë të Australisë ka triumfuar Nico Rosberg

Piloti i Mercedesit, Nico Rosberg triumfonte në “Philip Island”. Kurse, vendi i dytë shkoi për Red Bullin por me një protagonist të papritur, Daniel Ricciardon, i cili mbajti lart flamurin e katër herë kampionëve të botës pas tërheqjes së Sebastian Vettel në xhiron e pestë.

Vendi i treti i dhe i katërt iu takoi pilotëve të McLaren-Mercedes Kevin Magnussen, dhe Jenson Button

Ndërsa, Fernando Alonso u rendit vetëm në vendin e pestë, ndërsa finlandezi Kimi Raikkonen bëri më keq, duke e mbyllur në vendin e tetë.

Ndërsa, Lewis Hamilton, i cili u nis nga vendi i parë, gjithashtu braktisi garën që në fillimin e saj për shkak të një problemi teknik, duke rikthyer mallkimin e sezonit të shkuar, në të cilin shpesh herë arriti të fitonte “pole-position”, duke prishur gjithçka në garë.

Renditja

1. Nico Rosberg Mercedes

2 Daniel Ricciardo Red Bull Racing-Renault

3.Kevin Magnussen McLaren-Mercedes

4. Jenson Button McLaren-Mercedes

5 Fernando Alonso Ferrari

6. Valtteri Bottas Williams-Mercedes

7.Nico Hulkenberg Force India-Mercedes

8. Kimi Raikkonen Ferrari

9. Jean-Eric Vergne STR-Renault

10. Daniil Kvyat STR-Renault