16 mars 2014 – Nicole Scherzinger dhe Leëis Hamilton janë fejuar dhe së shpejti do të martohen. Ish-anëtarja e grupit Pussycat Doll ka pranuar propozimin e pilotit të formula 1, pasi e kishte refuzuar 3 herë të tjera në të kaluarën. Çifti u rikthye edhe njëherë bashkë në fund të vitit të kaluar, pasi disa muaj ndarjeje. Sipas disa burimeve, çifti Scherzinger-Hamilton do të jetojnë në vilën e pilotit në Zvicër, pasi të organizojnë dasmën në muajin gusht.
Mesa duket Nicole ka vendosur ta lërë pak mënjanë karrierën e saj si këngëtare dhe duket se do ta shoqërojë burrin e saj të ardhshëm në të gjitha garat e Formula 1.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





