15 Mars 2014 – Vajza nga Prishtina vdiq ditën e dasmës së saj, ndërkohë që ishte në muajt e parë te shtatzënisë.
Sigurisht që duhet të ishte dita më e lumtur e jetës së saj.Por e kundërta ndodhi në ditën e dasmës së Donjeta Ahmetit. 24 vjeçarja nga Prishtina, ka pësuar atak në zemër në ditën e dasmës së saj. Ajo ka ndërruar jetë, tre ditë më pas, pasi tre ditë ishte në koma. Ngjarja tragjike ka ndodhur më 8 mars, kurse më 13 mars ajo ka dhënë shpirt.
Donjeta Ahmeti ishte me arsim të lartë dhe punonte në kompaninë IPKO. Për të qenë historia akoma më tragjike, Donjeta ishte shtatëzënë.
/gazetaexpress/





