Tiranë 15 mars 2014 – Monedha europiane këtë javë ka fituar sërish pikë ndaj lekut, pas rënies që pësoi dy javë më parë.
Kështu në fundjavë, monedha europiane u këmbye në tregun e brendshëm, sipas kursit të agjensive të këmbimit valutor, mesatarisht në blerje me 140.2 lekë, ndërsa një javë më parë është tregtuar 140.1 lekë. Edhe në shitje, këtë javë euro është tregtuar me 140.7 lekë, nga 140.6 lekë që ishte një javë më parë.
Ndërkohë dollari amerikan këtë javë ka ruajtur stabilitetin kundrejt lekut, pasi është blerë me 100.8 lekë nga 100.9 lekë që tregtohej një javë më parë. Monedha amerikane është shitur me 101.4 lekë ndërsa një javë më parë është tregtuar me 101.6 lekë. Gjatë muajve të fundit, tendenca e këmbimit euro-lek ka qenë në favor të monedhës europiane dhe tendenca e përgjithshme e lekut ka qenë ajo e zhvlerësimit, pavarësisht luhatjeve momentale të kursit të këmbimit.





