Tiranë, 15 mars 2014– Matilda bisedon me Rigelsin në sallon. Ajo i rrëfen atij ndjesinë e xhelozisë që i kishte bërë të përjetonte Fatjoni, në javët që kishin kaluar. Ajo i sugjeron Rigelsit të bëjnë një lojë me njëri-tjetrin, në mënyrë që t’ia shpërblejë Fatjonit me të njëjtën monedhë. Rigelsi qesh dhe e pyet nëse do mund të funksiononte ajo lojë. Matilda është mjaft e sigurtë në planin e saj.
Ajo që e habit më shumë Matildën, është fakti se edhe Rigelsi e kishte menduar një gjë të tillë. Matilda është e mendimit se Fatjoni nuk do të ishte i vetmi që do të ndihej xheloz, pasi Jona gjithashtu do të provonte doza të mëdha xhelozie, nga ajo lojë e tyre. Rigelsi aprovon menjëherë, duke shtuar se Jona nuk do të bëhej xheloze për asnjë femër tjetër në shtëpi përveç Matildës. Kjo, për faktin se ato janë shoqe dhe kjo do ta nervozonte shumë atë. Ata vazhdojnë të falsin për këtë temë. Rigelsi e pyet nëse Fatjoni është xheloz ndaj saj dhe Matilda i tregon se ai xhelozohet shumë shpejt, pavarësisht se nuk e jep veten..
Rigelsi ndërpret bisedën kur sheh që Fatjoni ishte duke biseduar me Julianën dhe këtë gjë ia vuri në dukje edhe Matildës. Ajo kthehet për të parë dhe i thotë Rigelsit se nuk ka çfarë të bëjë në lidhje me këtë. Rigelsi mendon se Fatjoni po rrezikon shumë, pasi që në momentin që ata të dy u shfaqën si çift, ai duhej të shkëputej prej Julit. Mirëpo sipas Rigelsit, ai ka vënë re se ai jo vetëm nuk është shkëputur, por është afruar edhe më shumë me të. Matilda hesht duke përpunuar me veten gjithçka që Rigelsi i tha….
Biseda e tyre bëhet edhe më serioze, kur Rigelsi vendos t'i thotë mendimin e tij në lidhje me raportin Fatjon-Juliana. “Nëse ti nuk do të ishe këtu, ai do të vepronte ndryshe me Julianën” – shprehet ai. Matilda duket se e ka të qartë këtë gjë dhe me një lutje disi dëshpëruar ajo i kërkon Rigelsit mendim: "Çfarë duhet të bëj unë që të mos humbas burrin tim?” Rigelsi mundohet t’i flasë drejtpërdrejt, duke i thënë se lidhja e tyre është në rrezik të madh. "Ti duhet ta provokosh që të shohësh reagimin e tij. A është zemra e Fatjoni tek ty apo ia merr Juliana pak nga pak si një peshkaqen” – i thotë ai. Matilda duket shumë serioze.
Ajo i thotë Rigelsit se do të mundohet shumë gjatë kësaj kohe, të kuptojë se si kanë ndryshuar gjërat me Fatjonin. “ Më mirë të ndodhë tani se të humbas gjithë jetën me të” –shprehet ajo. Ata vazhdojnë të flasin dhe të hartojnë një plan mes dëshirës për hakmarrje dhe frikës nga e vërteta që mund të zbulojë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





