E premte, 14 mars 2014– Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor “Parlamentin Europian. Dështon rezoluta, sherr PD-PS edhe në Strasburg”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Ish-të përndjekurit 525 emrat e rinj që marrin këstin e parë
– Mazhoranca kërkon kontroll në SHISH për përgjimet, Basha: Po luajnë me zjarrin
– Zyrat e reja, Rama: U punësuan 1055 vetë në një muaj
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “18 mln USD për të përndjekurit”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– Mazhoranca kërkesë për kontroll te zyrat e SHISH
– Xhihadistët, thirrje për protesta kundër qeverisë
– Pastrimi i parave, bankat do të informojnë qeverinë
GAZETA SHQIP hapet me shkrimin “Xhihadistët kërcënojnë: Do ta dredhim qeverinë!”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Gjykata lë në burg dy imamët e vetëshpallur
– Basha: Marrim pjesë në reformën territoriale, nëse miratohen propozimet tona
– Shqipëri-PE, dështon miratimi i deklaratës së përbashkët
GAZETA SHQIPTARE hapet me shkrimin “Paratë për “xhihad”.Zbardhet skema e financimit”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– PS zyrtarizon nismën: Kontroll në SHISH nga pesë deputete
– Pasuritë, eprorët do të raportojnë edhe për vartësit e kolegët e punës
– Holanda: Nuk jemi islamofobë, duhet ta meritoni statusin kandidat
GAZETA SHQIPTARJA.COM hapet me shkrimin “Muxhahedine shqiptare. Mesazhi kërcënues. “Vdekja është e vërtetë, jeta është e rreme” . Gjykata mbyll në qeli dy imamët e ndihmësit. Përkrahësit bëjnë thirrje në “facebook” të gjithë besimtarëve myslimanë për protesta masive”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Mazhoranca hetim SHISH-it, Piro Lutaj depoziton kërkesën
– Manjani: Shkarkimi i Ajazit, Nishani s’duhet ta pengojë
– 21 Janari, Fajon: Një krim pa autor, e papranueshme
GAZETA MAPO çelet me shkrimin “S’ka konsensus as në Strasburg, PS-PD dështojnë për rezolutën”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– RENEA blindon gjykatën, Balla: Nuk kam dërguar shqiptarë në Siri
– Basha: Maxhoranca kërkon të shkarkojë shefin e SHISH, e duan nën kontroll partiak
– Përgjimet, zbardhet kërkesa e PS për kontrollin e SHISH
GAZETA DITA hapet me shkrimin “Mbi fukarallëkun dhe maskarallëkun”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Faqja në Facebook, thirrje për protesta: “Shqipëria, shtet i tagutit. Qafirat na arrestuan vëllezërit”
– Kozeta Mamaqi, nëna e Sokol Olldashit: Një libër për vdekjen e djalit
– Kujtesë francize për mazhorancën: I keni numrat për të bërë reforma
GAZETA KOHA JONË hapet me shkrimin “Shërbimet Sekrete shqiptare dhe të huaja të infiltruar brenda rrjetit të ekstremistëve islamikë shqiptarë. Policia në alarm. 11 agjentë policorë mes islamikëve të Tiranës. Agjentët,të gjithë djem të rinj me mjekër dhe të shkolluar në vendet arabe”
Në faqet e brendshme do të lexoni:
– Në qytetin e sheqerit, prindërit s'kanë para për ëmbëlsirat e fëmijëve
– Krujë, tre vëllezër i dhurojnë fshatit kishën 1200 vjeçare
– Sot Dita e Verës, festime në Elbasan dhe Tiranë
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





