Itali, 13 mars 2014 – Ajo është quajtur “Zonja e bardhë” në samitin e G8-ës në Kanada, ku shoqëronte kryeministrin Silvio Berluskoni. Ditën e sotme, ish modelja Federica Gagliardi, 31 vjeç, e cila ka punuar në Këshillin e Tregtisë në Romë u ndalua nga Guardia di Finanza në Napoli me 24 kg kokainë në çantën e dorës. Ajo po kthehej nga një udhëtim në Amerikën e Jugut. 

31-vjeçarja pretendon se droga e gjetur në çantën e saj të dorës dhe e fshehur në bagazhin e makinës nuk është e saja.” Më kanë futur në grackë. Dikush tjetër e ka futur kokainën në çantën time”,- ka deklaruar Gagliardi dhe më pas ka kërkuar të kontaktojë me avokatin e saj. Policia e ka shoqëruar 31 vjeçaren për në burgun e Civitavecchia-s.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/