Tiranë, 13 mars 2014 – Në kuadër të festës së Ditës së Verës policia e kryeqytetit do të marrë një sërë masash për të siguruar rendin dhe sigurinë gjatë aktiviteteve festive. Në një njoftim për shtyp policia bën me dije se do të kufizohet pjesërisht trafiku në disa rrugë të kryeqytetit. Në kuadër të Ditës së Verës nga Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Tiranës do të zhvillohen disa aktivitete festive. Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë ka marrë masat e rendit e sigurisë para dhe gjatë këtyre aktiviteteve festive. Duke filluar nga ora 09.00 deri me 16.00 të datës 14 Mars 2014 do të ketë disa kufizime të pjesshme të trafikut rrugor në Sheshin “Nënë Tereza”, përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, rruga “Pjeter Bogdani’, Ura Taiwan – kryqëzimi i Shallvareve Tiranë.”- bëhet me dije nga policia.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/