Durrës, 13 mars 2014 – "60 ditë burg", ka vendosur gjykata e Durrësit për të shumëkërkuarin nga FBI-ja, Armand Mara, dëri në mbërritjen e dokumentacioneve nga SHBA-ja për ekstradimin e tij. Mara, i njohur ndryshe edhe si Goni Brraka, 37 vjeç, u arrestuar dy ditë më parë nga policia e Durrësit në lagjen numër 1, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga FBI, nën akuzën e trafikimit  te sasive të konsiderueshme të kokainës nga Kalifornia në Boston . Kjo organizatë ka trafikuar mbi 50 kg kokainë në vitet 2010-2012 dhe Mara ishte ndër personat kyç në këtë veprimtari kriminale. 

Ndaj këtij shtetasi ishte lëshuar urdhër arresti më datë 15 nëntor 2012 nga Gjykata e distriktit Massachusetts në SHBA. Arrestimi i tij në Durrës u bë për llogari të drejtësisë amerikane, me qëllim ekstradimin drejt SHBA-ve.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/