Hong Kong, 13 mars 2014 – Shtëpia prestigjoze e ankandeve, Sotheby’s këtë herë do të zhvendoset në Hong Kong për një ankand. Në ishullin aziatik Sotheby’s do të nxjerrë në shitje një filxhan të rrallë porcelani të dinastisë kineze Chenghua, që daton në shekullin e pesëmbëdhjetë. Sipas mediave ndërkombëtare online, oferta bazë e ankandit do të jetë vërtetë marramendëse, duke filluar nga 26 deri në 38 milionë dollarë amerikanë. Pavarësisht rëndësisë historike që mund të ketë filxhani, bëhet fjalë për një shifër stratosferike, duke parë varfërinë që mbizotëron në disa pjesë të botës, përfshirë Azinë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





