13 mars 2014 – Tregtari Luixhi Taurino (në foto), 35 vjeç, u vra në 20 tetor 2011 në një qytezë afër portit të Ankonës. Nga hetimi gjyqësor i Gjykatës së Ankonës rezultoi se ai u vra për çështje nderi. Suela Arifaj, 25 vjeçare, e martuar me italianin Rikardo Xampieri ishte ngacmuar disa herë seksualisht nga i ndjeri Taurino, madje edhe duke i futur duart në publik. Suela njofton të vëllanë, Myrteza Arifajn, 37 vjeç për këto ngacmime seksuale. Arifi shkon në Itali bashkë me një mikun e vet Jetmir Markun, 26 vjeç, me qëllim që t’i jepnin një mësim të mirë italianit qejfli. Ata e sulmojnë me thikë Luixhi Taurinon, duke e goditur në fytyrë për t’i lënë një blanë të pashlyeshme si dënim për fyerjen, që i kishte bërë familjes Arifaj. Fatkeqësisht italiani vdes nga hemoragjia.
Policia italiane mundi të arrestojë Suelën dhe Jetmirin, por Myrtezai u arratis për në Shqipëri. Në 27 maj 2012 Interpol Tirana e arrestoi në një bar luksoz në Tiranë për llogari të Interpol Romës. Pas pak kohësh ai u transferua në Itali për tu përballur me drejtësinë.
Gjykata e faktit e Ankonës i dënoi për vrasje me paramendim, por në kushtet e tronditjes psiqike me 21 vjet burg Suela Arifajn (Xampierin), 22 vjet burg Jetmir Markun dhe 23 vjet burg Myrteza Arifajn.
/gje. th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





