E enjte, 13 mars 2014– Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor “Ndryshon konkursi. Administrata, vendimi për rekrutimet e reja”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Debati PS-PD në Strasburg. Franca: Nuk ndikohemi nga ekstremistët
– Vendimi, lista e 56 ilaçeve të reja që do të rimbursohen
– Arrestimi i imamit për terrorizëm, tërhiqen 16 fëmijë nga xhamia
– Ndalohet hipotekimi i pronave dhe kolaudimi i makinave pa paguar faturën e energjisë
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “Administrata, si punësohesh”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– Reforma territoriale, si do të jetë ndarja me 4 dhe 6 rajone
– Imami i xhamisë te “Unaza e Re” u bën thirrje besimtarëve për xhihad në Siri
GAZETA SHQIP hapet me shkrimin “Shkollë ilegale xhihadi në Tiranë. Dhjetarë fëmijë mësojnë islamin radikal”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Tiranë, qeveria rimerr konviktin e Gjuhëve të Huaja
– Tiranë dhe Pogradec, dy vrasje në derë të shtëpisë
– Rregullat e reja për rekrutimin e nëpunësve në administrate
GAZETA SHQIPTARE hapet me shkrimin “Harta sekrete. Xhamia e tretë në survejim”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Administrata, provim me gojë pas testit me shkrim
– Senati francez: Statusi, jo nën presionin e ekstremistëve
– Bashkia dhe Ministria përplasen për varrezat
– Dyshimi, Dumani i mori 2 fëmijët me vete në Siri
GAZETA SHQIPTARJA.COM hapet me shkrimin “Celula e xhihadisteve financohej nga “hallallet” . Si i futën në kurth Prokuroria dhe Shërbimi Inteligjent rekrutuesit e besimtarëve për në Siri”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– 56 barna dhe 7 diagnoza të reja trajtohen nga shteti. Beqja: Nga 1 prilli, medikamentet do të kushtojnë 10 për qind më pak; ja kush përfiton
– Nikolle Lesi: Të rihetohet për djegien më 1997
– Si ndryshojnë rregullat për sigurimet e gjobat
GAZETA MAPO çelet me shkrimin “Zbardhen përgjimet. Imami: Krenarë për vëllezërit e xhamisë, të vrarë në Siri”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Meta me kryesenatorin Bel Franca: Arsyet e vendimit të dhjetorit për statusin
– "Nëpunësi Civil", ja procedurat e rekrutimit në administrate
– Zgjerohet lista, 56 ilaçet e reja që do të rimbursohen nga shteti
GAZETA DITA hapet me shkrimin “13 mars 1997. Rrëfimi i Luan Pobratit: Çfarë ndodhi me Ramiz Alinë dhe Fatos Nanon natën mes 12 dhe 13 marsit në “pavionin VIP” të burgut 313”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Intervistë. Dashamir Peza: 4 vitet e Edi Ramës në shtëpinë time
– Vendimi i qeverisë: Lista e 56 barnave të reja që rimbursohen dhe sëmundjet që kurojnë
– Kurt Kola: Kur Xhaferr Xhomo i 30 viteve burg takoi Berishën
GAZETA KOHA JONË hapet me shkrimin “Është lojë e ministres apo sulm i koordinuar për puç institucional? Ministrja e Mbrojtjes që sulmon Komandantin e Përgjithshëm! Presidenti sulmohet nga një grua, por që komandon burrat e Ushtrisë”
Në faqet e brendshme do të lexoni:
– Prokuroria e Tiranës merr në pyetje botuesin Nikoll Lesi
– Keda Kaceli jetëson në italisht Biblën e dhimbjes së At’ Zef Pllumit
– Kushtet e reja për pranimin në administratën publike
– Lista e barnave të reja që rimbursohen
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





