Tiranë, 11 mars 2014– Policia e Shtetit ka vënë në pranga disa persona, mes të cilëve edhe 2 imamë xhamie, të dyshuar si të përfshirë në rekrutimin e disa qytetarëve shqiptarë për të luftuar në Siri. Personave iu janë gjetur armë zjarri që dyshohet se do përdoreshin për luftën në Siri. Arrestimet janë kryer në një xhami tek Unaza e Re e Tiranës. Policia ka publikuar edhe emrat e 5 personave të shpallur në kërkim për terrorizëm.

Në foton kryesore: Genci Sami Balla

Në fotot poshtë: Bujar Asllan Hysa, Edmond Shaban Balla, Zeqir Isuf Imeri, Verdi Dielli Morava, Fadil Adem Muslimani (Dervishi), Astrit Hajdar Tola, Gerti Isuf Pashja(ne kerkim), Shkëlzen Fari Dumani(ne kerkim), Shyqyri Maliq Kaca(ne kerkim), Almir Xhevair Daci(ne kerkim), Medi Xhafer Manallarii(ne kerkim)

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/