11 mars 2014 – Instagrami dokumenton çdo ditë jetën e mijëra VIP-ave të muzikës, modës, spektaklit etj. që çdo ditë postojnë në të foto nga më të ndryshmet. Një nga fotot që ka tërhequr vëmendjen më tepër ditët e fundit ka qenë ajo e Tamara Ecclestone, vajzës 30 vjeçare të pronarit të Formula 1. Megjithëse vetëm 10 ditë para lindjes së fëmijës së saj të parë, bukuroshja është shfaqur lakuriq në një foto në profil ku bie në sy barku i madh dhe gjoksi i mbuluar me dorë. Mesa duket edhe Tamara nuk i ka shpëtuar manisë së femrave të tjera të famshme, që kanë pushtuar kopertinat e revistave me fotot e tyre nudo të shtatzanisë. Ndjekësit e modeles dhe drejtueses televizive duket se e kanë pëlqyer foton në komentet që kanë bërë

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/