Tiranë, 11 mars 2014– Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka deklaruar sot se tendenca e gripit në vend është në rënie. Pohimin e tij ministri Beqaj e bëri gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë për situatën epidemiologjike në vend.
Sipas ministrit, ashtu si është raportuar numri i personave që kanë humbur jetën nga virusi AH1N1 është 2, ndërkohë që numri i infeksioneve respiratore është në nivelin e aktivitetit sezonal normal.
Beqaj theksoi se ministria ka ndjekur me intensitet dhe vëmendje situatën gripale në vend, dy javë më parë. “Kemi pasur vetëm dy raste që kanë shkaktuar vdekje e tyre. Por tashmë, tendenca e gripit është në ulje”-tha ministri.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





