Itali, 11 mars 2014 – Një prostitutë shqiptare është vrarë mbrëmjen e së hënës në një provincë të Bergamos nga një 37 vjeçar italian me precedentë penalë. Mediat italiane raportojnë se trupi i vajzës së re shqiptare, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, është hedhur nga Isaia Schena në një kontenier mbeturinash, në një zonë të braktisur, dhe më pas autori i krimit është larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Por vetëm pasi ka përshkuar disa kilometra, ai është përplasur me automjetin e tij. Trupi i vajzës është gjetur pak minuta pas krimit dhe policia ka arritur të zbulojë se vrasësi i saj ishte pikërisht 37 vjeçari Schena. Vajza ka gjetur vdekjen pasi është goditur me grushta dhe shkelma nga klienti i saj. Mësohet se disa vite më parë, autori i krimit ishte arrestuar sepse kishte rrahur një tjetër prostitutë.
Isaia Schena është dërguar në spital pas aksidentit me makinë, por sipas policisë ai është plagosur lehtë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





