11 mars 2014– Gjykata e Apelit në Itali dënoi tre italianë dhe tre shqiptarë (në foto) për një tentativë për të mashtruar ish Kryeministrin Berluskoni dhe llogaritarin e tij Xhuzepe Spinelin. Një tentativë e ndodhur në natën e 15-16 tetorit 2012 “për t’i varur kollaren” Berluskonit dhe për t’i marrë 35 milion euro në këmbim të dokumentave, që do i mundësonin Kavalierit fitimin e një çështjeje gjyqësore shumë të rëndësishme, u ndëshkua rëndë nga Gjykata e Apelit në Itali.
Ilirjan Tanku u dënua për këtë çështje me 4 vjet e katër muaj burg. Lorenc Tanku u dënua me 5 vjet e 8 muaj burg, ndërsa Marjus Anuta me 4 vjet e katër muaj burg.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





